Policia e Kosovës ka njoftuar se në fshatin Pozhoran të Vitisë janë arrestuar 4 persona pasi që të njejëtit dyshohet se kanë hy në shkollën fillore të këtij fshati dhe kanë vjedhur 6 kompjuter, përcjell InLajmi.
Sipas njoftimit të policisë kompjuterët janë gjetur në lokacione të ndryshme, ndërsa 2 të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
“Pozheran ,Viti 14-17.01.2021-NN. Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit me datën e cekur në shkollën fillore kanë vjedhur katër kompjuterë –laptop në vlerë të 2500 euro. Kompjuterët janë konfiskuar në tre lokacione të ndryshme. Me vendim të prokurorit, dy nga të dyshuarit dërgohen në mbajtje”,ka njoftuar prokuroria. /InLajmi/