Qeveria në detyrë e Kosovës, në mbledhjen e mbajtur sot ka marrë vendim për lehtësimin e masave anti-Covic, përcjell InLajmi.
Sipas këtij vendimi për komunat të cilat janë në zonat e kuqe, është hequr ora policore, pra nuk do të ketë më kufizim të lëvizjes së qytetarëve.
Ndërsa, të gjithë operatorëve ekonomik në komunat që janë në zonën e kuqe, do t’iu lejohet të punojnë deri në ora 22:00./InLajmi/