Policia e Kosovës ka njoftuar se mbrëmë ka ndodhur një aksident trafiku në Deçan mes 2 veturave, ku 8 persona kanë mbetur të lënduar, përcjell InLajmi.
Pjesë e aksidentit ishte edhe kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Arbër Tolaj është deklarua e është shëndosh e mirë.
Ai ka noftuar se do të jetë pjesë e angazhimeve të përditshme politike.
Postimi i plotë i tij
Të nderuar miq, kolegë, e familjar.
Duke pas parasysh se nga raportimet e mediave lidhur me një aksident që kemi pësuar mbrëmë, shumë nga ju jeni shqetësuar, u’a bëj me dije se falë Zotit unë jam mirë me shëndet dhe pa ndonjë pasojë.
Ndaj si rrjedhojë do të jem në nivel të angazhimeve të përditshme.
Ju falenderoj për interesimin. /InLajmi/