Për të gjitë adhuruesit e librit njofojmë se shkrimtarja e gazetarja Alketa Gashi Fazliu ka nxjerrë nga shtypi librin e saj të radhës “Etje në pritje”, përcjell InLajmi.
Tematika e librit është prozë poetike zhanër të cilin Gashi-Faliu duket se po e praktikon në shkrimet e saj.
Alketa është gazetare dhe autore e emisionit të librit në RTK si dhe prezantuese e lajmeve qendrore e programit të mëngjesit!
Për Alketën ky nuk është libri i parë pasi që ky libër është libri i 7 autorial i saj.
Libri i saj i fundit u botua në Francë nga shtëpia e njohur botuese “Le Harmattan”/InLajmi/
