Sot rreth orës 17:00 kemi pranuar informatën për një rrahje në progres në Lagjen e spitalit në Prishtinë, përcjell InLajmi.
Me të marrë informatën njësitet e nevojshme policore kanë dalë në vendin e ngjarjes.
Bazuar në informacionet e para dyshohet se një person mashkull, ka marrë plagë nga një mjet i mprehtë (thikë) dhe i njëjti është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.
Lidhur me këtë rast policia ka arrestuar në vendngjarje personin e dyshuar si dhe ka konfiskuar një thikë që dyshohet të jetë përdorur në rast.
Aktualisht po vazhdon puna për zbardhjen e rrethanave dhe motiveve që karakterizojnë ngjarjen./InLajmi/