Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së djeshmeka ndodhur një aksident trafiku në Drenas, ku si pasojë janë lënduar një foshnje dhe 3 femra, përcjell InLajmi.
Sipas njoftimit bëhet e ditur se personat e lënduar janë dërguar në QKUK për trajtim.
“Fsh. Krajkovë, Drenas 09.02.202-13:50. E dyshuara femër kosovare derisa ishte duke drejtuar veturën me targa vendore nga pakujdesia dhe mospërshtatja e shpejtësisë se lëvizjes është aksidentuar. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar drejtuesja e veturës, tri femra dhe një foshnje. Të gjithë të lënduarit janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori”, thuhet në njoftimin e PK-së /InLajmi/