Në një Qender të Mjeksisë Familjare në Istog është raportuar se 2 persona dhe një doktor, janë rrahur mes vete pasi që doktori ka përfunduar orarin e punës nuk e ka kontrolluar një familjare të tyre, përcjell InLajmi.
Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës në raportin 24 orësh, ku ka thënë se si pasojë e mosmarrëveshjes ka ardhur deri te sulmi nga 2 të dyshuarit ndaj doktorit
“QKMF Istog 09.02.2021-15:00. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar deri sa ka dërguar viktimën femër kosovare bashkëshorten e tij në QKMF Istog ka ardhur deri te një mosmarrëveshje me të dyshuarin mashkull kosovar (doktor), i cili nuk i kishte ofruar ndihme mjekësore viktimës pasi që i njëjti e ka përfunduar orarin e punës. Si pasojë e mosmarrëveshjes ka ardhur deri te sulmi nga dy të dyshuarit ndaj doktorit. Tre të dyshuarit janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit pas intervistimit lirohen në procedurë të rregullt.”,thuhet në njoftimin e Policisë. /InLajmi/