Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është gjetur i vdekur në tualetin e një shkolle fillore në Partesh, shkruan InLajmi
Sipas raportit 24 orësh, bëhet e ditur se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe ekipi mjekësor ku mjeku e ka konstatuar vdekjen e viktimës
“Fsh. Budrigë e ulët, Partesh 08.02.2021 – 19:00. Është raportuar se viktima mashkull kosovar në objektin e tualetit të shkollës fillore ishte gjete pa shenja jete. Viktima sipas informatave kishte qenë punëtor i një sholle tjetër. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe ekipi mjekësor ku mjeku e ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”,thuhet në raport./InLajmi/