Nga ky qytet kandidati për kryeministër nga kjo parti, Avdullah Hoti dhe ekipi tij para malishevasve pasqyruan planet e tyre për mbështetjen e rinisë dhe e cila sipas Hotit nuk do të mungojë as kur ai të bëhet kryeministër pas 14 shkurtit, njofton Klan Kosova.
Më pas radha ishte për t’i takuar qytetarët e Rahovecit.
Në vendin prej nga vjen vetë kryeministri në detyrë, premtoi se do t’u qëndrojë afër me përkrahje bujqve të kësaj komune, me projekte të nevojshme.
Atje Hoti përmendi edhe një sërë reformash që do të ndërmerr në shëndetësi, arsim, sundim të ligjit e drejtësi.
Ndërkohë gjatë të martës, LDK-ja pati tubime edhe në Gjakovë dhe fshatra të kësaj komune.