Viktima është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa policia ka nisur hetimet për ta identifikuar të dyshuarin.
Këtë e ka konfirmuar për lajmi.net, zëdhënësi i Policisë në Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
“Sot rreth orës 12:30, policia ka marrë informacionin për një plagosje me arme zjarri në rrugën “Xhemajl Mustafa” në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore, të mbështetura edhe nga njësiti rajonal për hetimin e krimeve si dhe njësitë e tjera për ekzaminim të vendngjarjes”, ka thënë Borovci.
Bazuar në të dhënat fillestare një person është plagosur me armë zjarri dhe i njëti është dërguar për tretman mjekësor
“Bazuar në të dhënat fillestare një person është plagosur me armë zjarri dhe i njëti është dërguar për tretman mjekësor. Aktualisht hetuesit policor kanë nisur një hetim për identifikimin e personit të dyshuar si dhe sqarimin e të gjitha rrethanave që lidhen me rastin”, tha ai