Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka bërë të ditur se brenda 24 orëve në vendin ton kanë vdekur 2 persona nga koronavirusi, përcjell InLajmi.
Rastet e vdekjes sipas njoftimit janë nga komuna e Prishtinës dhe ajo e Prizrenit.
Ndërkaq siç njofton IKSHPK mosha më e re e personit të vdekur nga ky virus është 51 vjeç.
“Brenda 24 orëve janë raportuar 2 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 1 rast (51 vjeç) dhe Prizren 1 rast (59 vjeç)”,thuhet në njoftim.
Që nga fillimi i pandemisë e deri më tani nga të dhënat e Institutit bëhet e ditur se janë shënuar 1.528 raste të vdekjes nga koronavirusi./InLajmi/