Lidhja Demokratike e Kosovës ka vazhduar fushatën zgjedhore edhe të hënën në Podujevë, përcjell InLajmi
Kandidati nga kjjo parti, Agim Veliu para të pranishmëve tha se “Brigadat e Kuqe” kanë dalë sërish në sipërfaqe për ta mbjellur farën e së keqës.
“Brigadat e kuqe promovuese të dikaturës komuniste-leniniste, që i solli vetëm të këqija popullit shqiptar sërish doli në sipërfaqe për të mbjellur farën e së keqës.Ata këto ditë për të dëshmuar se kush janë po shpërndajnë dhe po i lidhin shiritat kuq gjithandej nëpër Kosovë”.
Kryetari i Degës së LDK-së në Podujevë tha se pas 14 shkurtit do të rrëzohen edhe të gjitha piramidat e sondazheve.
“Këtë po e bëjnë për ta treguar se po e realizuan ëndrrën e tyre pas 14 shkurtit, do ta skuqin Kosovën, por jo ne s’do t’i lejojmë.Dhe sikur të realizohej ky iluzon, njëmend do të skuqej dhe izolohej Kosova sipas modelit të vendeve komuniste nën diktaturë pas luftës së dytë botërore.Më 14 shkurt do të shuhen të gjitha iluzionet dhe do të rrëzohen të gjitha piramidat e sondazheve që po ndëtohen në bazë të kriterit të tregut të lirë. Pra, sa para aq përqindjë në sondazh”. /InLajmi/.