Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) njofton se nga sot e deri më 12 shkurt mund të ketë sërish vërshime ditëve në vijim, si pasojë e reshjeve të shiut dhe shkrirjes së borës, përcjell InLajmi.
Si pasojë e reshjeve të shiut dhe shkrirjes së borës në viset malore të pellgut të Drinit të Bardhë, në disa zona do të jenë me intensitet më të lartë e që pritet rritje e ndjeshme e niveleve dhe prurjeve të ujit. Veç kësaj priten edhe vërshime të shpejta dhe përmbytje lumore në zonat më të ulëta.
Postimi i plotë i Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës:
Sipas llogaritjeve të IHMK, nga data 8 deri 12 Shkurt 2021, si pasojë e reshjeve të shiut dhe shkrirjes së borës në viset malore të pellgut Drini Bardhë të cilat në disa zona do të jen me intenzitet më të lartë, pritet rritje e ndjeshme e niveleve dhe prurjeve të ujit si dhe mundësi e vershimeve të shpejta dhe përmbytje lumore në zonat më të ulëta.
Sasia dhe intentziteti më i lartë i reshjeve pritet të jetë në Rrafshin e Dukagjinit dhe në pellgun e Ibrit.
Në lumenjtë e tjerë të vendit, pritet ngritje e lehtë e prurjeve.
Ky informacion do të përditësohet nga IHMK sipas, situatës dhe llogaritjeve hidrologjike. /InLajmi/




















