Mëngjesin e së hënës, kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti ka takuar përfaqësues të bizneseve, të cilët i ka njoftuar rreth përfitimeve nga marrëveshja për nxitje të investimeve, raporton InLajmi.
Hoti, gjatë ditës së djeshme ka bërë të ditur se marrëveshja për investime e nënshkruar më 31 dhjetor 2020, ka hyrë në fuqi.
Më 31 dhjetor të viti të kaluar kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti dhe ambasadori amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett, nënshkruan marrëveshjen për nxitjen e investimeve, e cila mundëson vënien në dispozicion të mbështetjes financiare të ShBA-së, veçanërisht në sektorin privat të Kosovës.
Kjo marrëveshje do t’i mundësojë Korporatës së ShBA-së për Zhvillim Ndërkombëtar Financiar që të ofrojë gamën e saj të plotë financiare, që përfshin financim të borxhit, investime në ekuitet, sigurim të riskut politik dhe grante në ndihmën teknike. /InLajmi/