Ruzhdi Kurtishaj, kandidat për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës ka takuar punëtoret e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Suharekë, gjatë vazhdimit të fushatës këtë të hënë, përcjell InLajmi.
Ai u zotua atyre se plani i Rimëkëmbjes së PDK-së parasheh kushte dhe trajtim shumë më të mire, dhe sipas tij paga të dinjitetshme.
Postimi i plotë i tij:
Punëtoret shëndetësor janë heronj të vërtet të shtetit tonë. Sot vizituam Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Suharekë, ku i falënderuam mantelbardhët për punën e madhe që kanë bërë dhe po bëjnë gjatë kohës së pandemisë.
Atyre iu zotuam se plani i Rimëkëmbjes së PDK-së parasheh kushte dhe trajtim shumë më të mirë dhe paga të dinjitetshme për heronjët tanë. Faleminderit për mbështetje! /InLajmi/