Kryatari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Isa Mustafa thënë se kjo parti do të luftojë që të dalëe para në zgjedhjet e 14 shkurtit, përcjell InLajmi.
Mustafa ka thënë se qytetarët na japin votën e tyre që të qeverisim, jo të qëndrojmë në opozitë.
Ai ka shtuar se në opozitë duhet të mbesin ata që s’dinë të qeverisin por të vetmen gjë që e dijnë është të bëjnë zhurmë.
Postimi i plotë i tij:
Ua kemi borxh qytetarëve dhe bizneseve implementimin e programit ekonomik dhe të punësimit; përmbylljen e dialogut me njohje reciproke; vazhdimin e fuqishëm të luftës kundër pandemisë; heqjen e vizave.
Dorëzimi para pseudoanalistëve, “profesorëve” nga Kosova e “Amerika” që askush nuk i njeh si të tillë përveç disa portaleve, nuk është veçori e LDK-së.
Një armatë e tërë kundërshtarësh nga soje të ndryshme e kanaqe politike është angazhuar t’ua lajë trurin njerëzve të ndershëm në LDK-së dhe jashtë saj.
Qytetarë na japin votën e tyre që të qeverisim, jo të qëndrojmë në opozitë.
Në opozitë duhet të mbesin ata që s’dinë të qeverisin por të vetmen gjë që e dijnë është të bëjnë zhurmë. IM/InLajmi/