Një grabitje në filialen e një mikrofinance ka ndodhur në ora 13:00 në afërsi të Bulevardit “Bill Clinton” në Prishtinë, shkruan InLajmi.
Rastin për gazetën InLajmi e ka konfirmuar Agron Borovci, zëdhënës i policisë për rajonin e Prishtinës.
Borovci ka shtuar se policia është duke u marrur me rastit, dhe se nga hetimet e para dyshohet se grabitja është kryer nga 2 persona të cilët kanë ikur nga vend ii ngjarjes.
“Rreth orës 13:00 është raportuar për një grabitje të ndodhur në filialen e një një mikrofinance në bulevardin “Bill Clinton” në Prishtinë .
Pas marrjes së informacionit policia ka dalë në vendngjarje dhe bazuar në të dhënat e para janë ngritur dyshimet se grabitja është kryer nga dy të dyshuar të cilët më pas kanë ikur nga vendi i ngjarjes. Nuk raportohet për persona të lënduar.
Aktualisht policia ka iniciuar një hetim lidhur me rastin dhe ka nisur me ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme policore me qëllim zbardhjen e rastit si dhe identifikimin e të dyshuarve.”, ka thënë Borovci. /InLajmi/