Policia e Kosovës ka njoftuar se një person nga Ferizaji ka shkuar në gjueti me një armë gjuetie me vete, teksa nga pakujdesi është vetë-plagosur, shkruan InLajmi.
Sipas njoftimit të policisë ky person ka pranuar trajtim mjekësor në emergjencën e Ferizajt.
Ndërsa siç njoftohet arma e tij me 12 fishekeë është konfiskuar, dhe rasti vazhdon në procedurë të rregullt.
“Ferizaj 07.02.2021-17:49. Është raportuar se viktima mashkull kosovar ka pranuar trajtim mjekësor në emergjencën e Ferizajt pasi që i njëjti dyshohet se derisa ka qenë në rekreacion –gjueti, nga pakujdesia është vetë-plagosur nga arma e zjarri (armë gjuetie). Arma me 12 copë fishekë është konfiskuar ndërsa rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e PK-së. /InLajmi/
















