Kandidati më i zëshëm për deputet nga radhët e Nisma Socialdemokrate Zafir Berisha, ka komentuar infrastrukturen rrugore, ku tha se ky ka qenë prioritet i kahmotshëm i liderit të tij Fatmir Limaj, që nga koha kur ishte ministër i infrastrukturës, përcjell InLajmi.
Berisha në një Debat televiziv në RTK, theksoj se Limaj pati thënë që aty ku ka shkelë këmba e UÇK-së, aty do të asfaltohet, dhe sipas tij ajo u realizua.
“Të gjithë janë dëshmitarë se në kohën kur Limaj ishte ministër infrastrukturës është bërë një punë e jashtëzakonshme. Kosova ishte vendi me infrastrukturën më të dobët në rajon, ndërsa sot po radhitet në vendin e 2-të, pra është bërë një investim i jashtëzakonshëm, jo vetëm në rrugët nacionale por edhe nëpër fshatra të thella”.
Zafir Berisha tha se për të dhe Nismen Socialdemokrate, forcimi ekonomik do të jetë bazament në qeverisjen e tyre të ardhshme pas 14 shkurtit./InLajmi/