Policia e Kosovës ka njoftuar se pas një aksidenti mes 4 veturave ne Pejë, një person ka humbur jetën, shkruan InLajmi.
Siç njoftohet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, aksidenti ka ndodhur mes 4 veturave, nga të cilat 2 ishin në lëvizje dhe 2 të tjera të parkuara.
Ndërsa vdekjen e personit në fjalë sipas policisë e ka konstatuar mjeku kujdestar, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Raportohet për aksident trafiku në mes të katër automjeteve, dy në lëvizje dhe dy të parkuara, dyshohet se i dyshuari mashkull kosovar nga pakujdesia ka goditë veturën e viktimës mashkull kosovar. Përpos dëmeve materiale viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe ishte dërguar pa shenja jete në emergjencë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në obduksion ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së. /InLajmi/