Në një video të publikuar nga kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Ferat Shala thuhet se kur ai u emërua ministër i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë, arriti ta ndalonte ndërtimin e murit të jashtëligjshëm në veri të Mitrovicës, e shumë probleme të tjera, përcjell InLajmi.
Madje thuhet se për herë të parë Kosova aprovoi një planë të masave për përmirësimin e cilësisë së ajrit
Postimi i plotë i tij:
“Kur Ferat Shala u emërua ministër i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë, kjo ministri po përballej më shumë probleme dhe sfida, po ndërtohet muri i jashtëligjshëm në veri të Mitrovicës, kishte probleme me cilësinë e ajrit, lumenjtë dhe resurset ujore ishin ne gjendje të rëndë, brenda një gjysmë mandati sa ishte Ferat Shala u arritën rezultate konkrete dhe u zgjidhen shumë probleme mjedisore. U zgjodh problemi me murin e Mitrovicës dhe u zbatua projekti konkret. Për herë të parë Kosova aprovoi një planë të masave për përmirësimin e cilësisë së ajrit. U dhjetëfishuar buxheti për rregullimin e shtretërve të lumenjve dhe menaxhimin e resurseve ujore në 2.5 milionë sa ishte në vitin 2015 në 13 milionë në vitin 2017” /InLajmi/