Ushtruesja e detyrës së Presidentes, Vjosa Osmani, ka komentuar letrën e dërguar nga presidenti amerikan Joe Biden, drejtuar presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, përcjell InLajmi.
Osmani ka thënë se me letrën e tij dërguar presidentit serb, Biden qartësoi qëndrimin e tij dhe rruga e vetme është njohja reciproke.
“E mirëpres qëndrimin e qartë të Joe Biden në lidhje me Kosovën dhe Serbinë. Padyshim se e vetmja rrugë përpara në dialog është marrëveshja e njohjes reciproke”
“Një qasje që ka munguar që nga fillimi i dialogut, një qasje që duhet që të ketë përfundim të suksesshëm”, ka thënë u.d. Presidentes, Vjosa Osmani. /InLajmi/
Welcome @POTUS Joe Biden’s clear stance on ??- ??Dialogue.
It is unequivocally clear that the only way forward in the Dialogue is the mutual recognition agreement.
An approach missed since the beginning of the Dialogue – an approach needed for its successful completion.— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniMP) February 7, 2021