Mjeku endokrinolog, Josif Dena ka humbur jetën si pasojë e koronavirusit
Mjeku 72-vjeçar, ishte prej disa javësh i shtruar në spitalin “Shefqet Ndroqi” në Shqipëri, ndërkohë prej disa ditësh ishte në intubim ku dhe nuk mundi të dilte më i gjallë që aty.
Që nga fillimi i pandemisë, covid-19 u ka marrë jetën shumë mjekëve dhe infermierëve, por edhe figurave të tjera publike, shkruan .TCh.
Ndërkohë dje 13 persona humbën jetën në gjithë vendin nga Covid, ndërsa u regjistruan mbi 1100 infeksione të reja

















