Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, dega Drenas, Shemsi Elezi ka postuar një foto të vizitës së kandidatit të LVV-së për kryeministër, AlbinKurti, gjatë vizitë së tij në kullën e Ilaz Kodrës, përcjell InLajmi
“Kryeministri në kullën e Ilaz Kodrës bashkë me vëllaun e tij Avniun”, ka shkruar Elezi
Ndërkaq kanë mbetur edhe pakë ditë nga zgjedhjet e 14 shkurtit, dhe subjektet politike po vazhdojnë fushatën zgjedhore.
Gajtë fushatës zgjedhore, kandidatët e të gjitha partive politike po organizojnë takime me qytetarët e komunave të ndryshme, ku po shpalosin programet e tyre politike. /InLajmi/