Zgjedhjet të cilat do të mbahen me 14 shkurt përkojnë në të njejëtën datë me “Shën Valentinint”, ditën e të dashuruarve, raporton InLajmi.
Kandidati për deputet i AAK-së, Pal Lekaj, ka thënë në tubimin zgjedhor të kësaj partie në Gjakovë që në ditën e Shën Valentinit kur do të mbahen zgjedhjet ta dashurojnë këtë subjekt politik.
“Aman, gjithë që jeni ktu, mos dashuroni kërkan pos Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës me numrin 135”.
Lekaj tha se Haradinaj e ka dëshmuar që e do qytetin e Gjakovës, dhe kërkoi nga ata që më 14 shkurt ta shfrytëzojnë të drejtën e votës.
“Qytetarët e Gjakovës asnjëherë nuk kanë përjetu të mira sikur me Ramushin. Asnjëherë nuk kanë pasë siguri sikur me Ramushin. Asnjëherë nuk kanë pasë vene t’punës si me Ramushin”,ka thënë Lekaj në tubim zgjedhor. /InLajmi/