Përbërësit:
1 koke brokoli,
1/2 lakër te bardhe,
2 karota,
100 ml pana ose dhe qumësht i paskremuar,
2-3 luge djathë i tipit gorgonzola ( ai qe ne brendësi, ka pjese jeshile),
erëza te ndryshme te grira,
2 luge vaj,
1 kub vegeta.
Përgatitja:
Pasi lajme e copëtojmë zarzavatet, i vëmë te kaverdisen disi me vajin ne zjarr te ëmbël. U shtojmë ujë dhe vegeten ( kubin qe përdoret për supe) dhe i leme te ziejnë. Kur te jene gati zarzavatet, shtojme panen ose qumështin dhe gorgonzolen dhe e përziejmë derisa te shkrihet plotësisht djathi. I bëjmë te gjitha krem me mikser dhe i servirim me erëzat e grira. Mund t’i shtoni edhe copëza buke te kaverdisura ne tigan me një maje luge gjalpë. Shërbehet e ngrohte.