Arbnora Ferizi-Idrizi me disa vullnetarë po synon që të hyjë në Librin e Rekordeve Guinness.
Ata kanë për qëllim që për nder të Pavarësisë së Kosovës të krijojnë flamurin e shtetit nëpërmjet letrës origami.
Me vendosjen e 127.400 letrave të tilla në Sallën e Sportit në Skenderaj, ajo dëshiron të përcjellë edhe një mesazh.
Puna që u bë gjatë të shtunës u financua edhe nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Komuna e Skenderajt dhe kompanitë private, njofton Klan Kosova,
Autorja e gjithë kësaj me po të njëjtin material posedon edhe dy rekorde të tjera – njërin për lulen më të madhe në botë dhe tjetrin për vazon me lule dhe flamujt e shteteve të botës që e kanë njohur Kosovën.