Demokracia në Veprim ka thënë se në 3 ditët e para të fushatës zgjedhore janë mbajtur 40 takime, raporton InLajmi.
Sipas saj në këto tubime s’janë respektuar masat anti-Covid.
Jeta Krasniqi nga DnV-ja në konferencën për medie ku ka prezantuar të gjeturat nga monitorimi për tri ditët e para të fushatës zgjedhore të 14 shkurtit, ka thënë se subjektet politike kanë përdorur edhe gjuhë nxitëse./InLajmi/