Aktorja e njohur shqiptare, Yllka Gashi, e cila luajti rolin kryesor në filmin “Zgjoi”/Hive” me personazh Fahrije Hoti, ka reaguar pas suksesit të këtij filmi, përcjell InLajmi.
Ajo është shprehur se inspirimi që qëndron prapa “Hive/Zgjoi” është vetë Fahrije Hoti si dhe gratë e Krushës.
Po ashtu Gashi ka rikujtuar fotografitë e bëra me 25 korrik të vitit 2018, njëherit ku ka qenë edhe fillimi i projektit.
Postimi i plotë i saj:
Inspirimi që qëndron prapa “Hive/Zgjoi”. Heroina e vërtetë znj. Fahrije Hoti dhe gratë punëtore të Krushës. Përjetësisht falenderuese. Këto foto janë bërë me 25 Korrik 2018. Blerta Basholli. /InLajmi/