Të premtën në Gjykatën e Prishtinës është mbajtur procesi gjyqësor për rastin e vrasjes së ish-politikanit serb të Kosovës, Oliver Ivanoviq, raporton InLajmi.
Prokurori Blerim Isufaj gjatë leximit të shkrimit për të akuzuarin tha se vrasja u krye nga një grup i organizuar.
“Të pandehurit nga viti 2014/18 me datën 16 janar 2018 në qytetin e Mitrovicës duke vepruar si grup i organizuar nën udhëheqjen e Rajdonçiq të gjithë të pandehurit kanë vepruar me dashje dhe në dijeni për të kryer veprën e vrasjes së rëndë dhe kanë kryer veprime inkrimuese dhe sipas veprimeve të tyre ka ardhur deri te vrasje e Oliver Ivanoviq”.
Të akuzuar në këtë rast janë Marko Roshiq, Silvana Arsoviq, Zharko Jovanoviq, Nedeljko Spasojeviq, Rade Basara dhe Dragisha Markoviq.
Ish- politikani serb i Kosovës, Oliver Ivanoviq, u vra më 6 janar të viti 2018. /InLajmi/