Pas përfundimit të seancës për procesin gjyqësor në rastin për vrasjen e ish-politikanit serb të Kosovës, avokati Tomë Gashi tha se gjatë kohës kur Ivanoviq iu vra, Basara nuk ishte në Kosovë, raporton InLajmi.
Më tutje mbrojtësi i Basaras tha se ky i fundit për 16 muaj është duke qëndruar padrejtësisht në paraburgim
“Unë flas konkretisht për klientin tim Rade Basara. Aktakuza i ka 8 pika të pabazuara e që nuk përputheshin me kohën e vrasjes së Ivanoviqit për shkak se ai në atë kohë ishte në Kroaci. Ai është serb i Kroacisë. Sipas prokurorisë ai si pjesëtarë i njësitit të hetimeve në polici dhe mund të jetë i përfshirë në vrasjen e Ivanoviqit. Ai për 16 muaj është duke qëndruar padrejtësisht në paraburgim”,ka thënë Gashi.
Gashi poashtu shtoi se nuk ka asnjë dëshmi që ai ishte i përfshirë në vrasjen e Ivanoviqit.
“Nëse faji i Rada Basara është që ka qenë pjesë e njësitit të hetimit në Policinë e Kosovës atëherë është diçka tjetër sepse mund të jetë çdo policë në veri të Mitrovicës. Nuk ka asnjë fakt që Basara është i përfshirë në vrasjen e Ivanoviqit”, tha Gashi. /InLajmi/