Gjatë një përleshje këtë të premte e cila ka ndodhur në Drenas, një 19 vjeçar ka mbetur i plagosur, përcjell InLajmi.
Rastin për Gazetën InLajmi e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Në deklaratën e dhënë nga Ahmeti, thuhet se person ii cili është therrur është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor
“Bazuar në informacionet e para dyshohet se një person mashkull 19 vjeç, ka marrë plagë nga një mjet i mprehtë dhe i njëjti është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor. Lidhur me këtë rast pilicia ka identifikuar dy persona të dyshuar dhe është në kërkim të tyre. Aktualisht po vazhdon puna për zbardhjen e rrethanave dhe motiveve që karakterizojnë ngjarjen”, ka thënë Ahmeti./InLajmi/