Mëngjesin e sotëm në sheshin e dëshmorëve në Podujevë, në tytat e shtatoreve të heronjëve të kombit Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu, Ilir Konushevci e Edmond Hoxha janë vendosur shirita të kuq, përcjell InLajmi.
Bajram Zejnullahu, vëllai i heroit Hakif Zejnullahu ka reaguar ndaj këtij veprimi ku ka thënë se kjo sjellje e këtyre personave është e papranueshme për familjarët e heronjëve dhe bashkëluftëtarët e tyre
Postimi i tij i plotë:
Mëngjesin e sotëm në sheshin e dëshmorëve në Podujevë, në tytat e shtatoreve të heronjëve të kombit Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu, Ilir Konushevci e Edmond Hoxha, persona të pandërgjegjshëm vendosin shirita te kuq.
Kjo sjellje e këtyre personave është e papranueshme për familjarët e heronjëve dhe bashkëluftëtarët e tyre.
Heronjët mbesin dhe janë ata të cilët me kontributin e tyre sot edhe e festojmë lirinë.
Çdo keqpërdorim me heronjët dhe shtatoret e tyre nga kushdoqoftë është i denueshëm dhe papranueshëm.
Shiritat e kuq më shumë na kujtojnë kohën e komunizmit dikur, kur të njejtit njerëz me brohoritje e pritnin Titon rrugëve me duartrokitje. /InLajmi/