Policinë e Kosovës ka arrestuar një shtetas rus me nënshtetësi gjermane pasi që një grua është ankuar se ky i fundit ka refuzuar ta lëshoj hotelin në të cilin ishte akomoduar, shkruan InLajmi.
Sipas njoftimit të policisë, shtetasi rus nuk e kishte kryer as pagesën, dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.
“Prishtinë 04.02.2021 – 12:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull Rus me shtetësi Gjermane për shkak se ankuesja femër kosovare ka raportuar se i dyshuari kishte refuzuar të dal nga hoteli i cili kishte qenë i akomoduar dhe nuk e kishte bërë pagesën. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftimin e policisë. /InLajmi/