Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Bajram Gecaj ka reaguar pas deklaratës së kreut të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtit, i cili mbrëmë tha se sapo të vijnë në krye të ekzekutivit do t’i shfuqizojnë vendimet e kryeministrit në detyrë Avdullah Hotit, përcjell InLajmi.
Bajram Gecaj me këtë rast e ka krahasuar Kurtin me Vladimir Leninin, i cili sipas tij ka vepruar njejët sikurse Albin Kurti.
Postimi i plotë i tij:
“Kurti: Sapo ta marrim qeverinë do t’i shfuqizojmë vendimet e Hotit” …
… njëjtë kishte vepruar edhe Vladimir Iliç Lenin në vitin 1917, por Rusisë komuniste ju nevojitën 74 vite të kthehej në familjen e shteteve normale e civilizuese, edhe pse populli rus ende vuan nga pasojat e asaj periudhe … /InLajmi/