Gjatë ditës së sotme do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët, përcjell InLajmi
Nëpër ultësira do të ketë kushte për mjegull të radiacionit. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 14-15 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga drejtimi i juglindjes me shpejtësi 1-7m/s. /InLajmi/