Vezët janë shumë të mira për shëndetin e përgjithshëm të trupit dhe pjesa më e shëndetshme është e verdha e vezës.
E verdha e vezës përmban mbi 90 për qind kalcium dhe hekur të një veze, ndërsa e bardha e vezës përmban thuajse gjysmën e proteinës së vezës. Prandaj, nëse nuk jeni duke ngrënë vezë rregullisht, më poshtë i keni disa arsye të forta se përse duhet ta bëni këtë.
Vezët ndihmojnë në përmirësimin e performancës
Vezët kanë efektin i cili ju bën të ndjeheni të ngopur për një kohë më të gjatë. Një vezë e madhe ju furnizon me gjashtë gramë të proteinës së kualitetit të lartë, si dhe me një varg vlerave ushqyese thelbësore, duke përjashtuar vitaminën C.
Vezët janë shpëtimi juaj nëse keni probleme me hekurin
Shumë njerëz me mungesë të hekurit përjetojnë simptoma si lodhja, dhimbjet e kokës dhe nervozizmi. Hekuri është transportuesi i oksigjenit në gjak dhe luan rol të rëndësishëm në imunitet, metabolizëm dhe funksione tjera në trup.
Prandaj, hekuri i cili gjendet në të verdhën e vezës do t’ju ndihmoj t’i hiqni qafe këto probleme që shkaktohen nga mungesa e hekurit.
Vezët ndihmojnë në mbrojtjen e eshtrave
Vezët janë ndër ushqimet e pakta natyrale që janë burim i vitaminës D. Vitamina D është thelbësore për absorbimin e kalciumit dhe mirëmbajtjen e shëndetit të eshtrave, transmeton telegrafi. Prandaj, vezët si burim i vitaminës D dhe shumë vitaminave tjera, luajnë rol të rëndësishëm në parandalimin e shumë sëmundjeve
Si të zihet veza:
Së pari duhet të vendosni një tenxhere të vogël të mbushur me ujë në zjarr.
Pasi uji të valojë, uleni temperaturën dhe vendosini vezët me kujdes në ujë duke u siguruar që ato janë të mbuluara plotësisht.
Më pas rriteni temperaturën dhe lëreni ujin të valojë.
Uji nuk duhet të bulëzojë shumë sepse rrezikon të krisë lëvozhgën e vezës.
- 7 minuta për një vezë me të bardhë të fortë e të verdhë të lëngshme.
- 8 minuta për një vezë me të bardhë të fortë e të verdhë të butë e të qullët.
- 10 minuta për një vezë të zier mirë por brendësia e të verdhës është pak e butë.
- 12-13 minuta për vezë të zier fort.
Këto afate kohore janë të përshtatshme për vezë të mëdha.