Kryetari i PDK-së, kandidati për kryeministër, Enver Hoxhaj ka thënë se Tony dhe Cherie Blair, Hillari dhe Bill Clinton ishin përcaktues për lirinë dhe pavarsinë e Kosovës, përcjell InLajmi.
Ai ka treguar se me bisedën që kishte me Cherie Blair, është shprehur mirënjohës për mbështetjen që ajo dhe Tony Blair i kanë dhënë Kosovës në 3dekadat e fundit.
Postimi i plotë i tij:
Tony & Cherie Blair në Angli dhe Bill & Hillary Clinton në Amerikë ishin përcaktues për lirinë, pavarësinë dhe shtetndërtimin e Kosovës.
Në bisedën që kisha me Cherie Blair, e falënderova për mbështetjen që ajo dhe Tony Blair i kanë dhënë Kosovës në tri dekadat e fundit.
Trashëgimia e tyre politike do të jetë orientim strategjik i yni për anëtarësimin e Kosovës në BE, NATO dhe në Kombet e Bashkuara. /InLajmi/





















