Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti e ka reaguar ndaj deklaratës së kreut të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtit, i cili ka thënë se sapo të vijnë në krye të ekzekutivit do t’i shfuqizojnë vendimet e Qeverisë aktuale, raporton InLajmi.
Hoti tha se vendimet e tij janë të pakontestueshme, dhe se shfuqizimi i tyre është vetëm fiksim i Kurtit.
Teksa vazhdoj se nuk ka m’i ardh shansa Kurtit me marr pushtetin prapë.
“E para është veç fiksim i tij, pasi nuk ka m’i ardh shansa me marr pushtetin prapë. Vendimet që i kam marr unë s’ka kush që i konteston. Imagjino nëse do të konstatohet marrëveshja e Ëashingtonit. Gjitha këto janë parulla për fushatë pa asnjë përmbajtje”, tha ai. /InLajmi/