Kandidati për deputet i PDK-së, Hajdar Beqa, është shprehur se rinia është pasuria dhe ardhmëria e shtetit, ndërsa zhvillimi i duhur i saj konsiderohet prioritet i kryesor i planit të Rimëkëmbjes së Partisë Demokratike të Kosovës, përcjell InLajmi.
Po ashtu ai ka shtuar se rinia e Gjakovës historikisht iu ka prirë proceseve të ndryshimit, një gjë e tillë po ndodh edhe sot.
Ndërsa sipas tij përkrahja e madhe e tyre tregon se pas pakë ditësh na pret fitorja e madhe e Partisë Demokratike të Kosovës
Postimi i plotë i tij:
Rinia është pasuria dhe ardhmëria e shtetit tonë, dhe zhvillimi i duhur i saj konsiderohet prioritet i kryesor i planit të Rimëkëmbjes së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK). Me Prof.Dr Enver Hoxhaj kryeministër rinia do të ketë infrastrukturë dhe norma ligjore, që janë në interesin e tyre dhe që përkojnë me standardet demokratike. Rinia e Gjakovës historikisht iu ka prirë proceseve të ndryshimit, një gjë e tillë po ndodh edhe sot. Përkrahja kaq e madhe e tyre tregon se pas pakë ditësh na pret fitorja e madhe e Partisë Demokratike të Kosovës. /InLajmi/