Mbrëmja e 23 janarit u bë e kobshme për prishtinasin i cili u aksidentua në trafik, shkruan InLajmi
Policia e Kosovës njofton se përsoni që ishte duke u trajtuar në QKUK që nga ajo natë, mbrëmë ka ndërruar jetë si pasojë e lëndimeve të rënda.
Sipas njoftimit me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.
“Prishtinë (EN:) 23.01.2021 – 17:17. Lidhur me rastin me datën 03.02.2021 ora 15:15 është raportuar se viktima mashkull kosovar kishte ndërruar jetë i cili kishte qenë duke marr tretman mjekësor në repartin e kujdesit intensiv në QKUK si pasoj e lëndimeve të marra në aksident trafiku. Trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e PK-së. /InLajmi/