Po pasojnë gjobat për shkeljen e masave kundër Covidit-19, derisa po vazhdojnë tubimet e partive politike nëpër gjithë Kosovën, përcjell InLajmi
Së fundi në Prizren u gjobitën me nga 2000 euro 2 parti politike, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Partia Demokratike e Kosovës.
Drejtori i Inspektoratit në Prizren, Edon Muqaj, e nisi ditën me publikimin e këtyre gjobave teksa tha se do të jenë të barabartë për çdo subjekt politik. /InLajmi/