Pas kërkesës që të krijohet një komision për përcjelljen e postave përmes së cilave vijnë votat nga diaspora, është shkaktuar përplasje në mes anëtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, raporton InLajmi
Përfaqësuesi i KQZ-së, Sami Kurteshi, tha se votat duhet të mbërrijnë në kutinë postare të KQZ-së.
“Duhet të vendosim për çështjen e parë e cila është marrja e një vendimi për krijimin e një komisioni që përcjell postat jashtë Kosovës, si dhe caktimi i datës para ditës së zgjedhjeve për pranimin e postave deri në orën 19:00”,tha Kurteshi.
Ndërkohë, përfaqësuesi i PDK-së Arianit Elshani dhe kryesuesja e KQZ-së, Valdete Daka, kanë thënë se votat duhet të mbërrijnë në Fahun Postal, Posta numër 6, pasi sipas tyre, ashtu parasheh ligji.
Po ashtu, përfaqësuesi i LDK-së, Sami Hamiti lidhur me këtë adresim për postat e shpejta tha që adresa e fundit është Fahu Postal.
“Adresa e fundit është Fahu Postal, posta më e shpejtë dhe çdo votë duhet të shkojë, pra posta numër gjashtë”,tha Hamiti. /InLajmi/