Shefi i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj gjatë vizitës në Drenoc e Lladroc të Malishevës, ka thënë se kanë fituar pritje madhështore nga përkrahësit e tyre, përcjell InLajmi.
Ai ka thënë se kauza e tyre “Me Çlirimtarët” për mbrojtjen e vlerave kombëtare, po jehon fuqishëm në Llapushë dhe kudo nëpër Kosovë.
Postimi i plotë i tij:
Kauza jonë “Me Çlirimtarët” për mbrojtjen e vlerave kombëtare, po jehon fuqishëm në Llapushë dhe kudo nëpër Kosovë.
Pritja madhështore që ju bë mbrëmë çlirimtarëve të 121-it në Drenoc e Lladroc të Malishevës, është sinjal i qartë se fryma jonë kombëtare do të triumfojë fuqishëm në zgjedhjet e 14 shkurtit.
U jam mirënjohës e falënderues bashkëluftëtarëve dhe mbështetësve tanë në Drenoc e Lladroc, që janë rreshtuar krah nesh dhe kanë vendosur që më 14 shkurt të votojnë numrin 121, numrin e listës së çlirimtarëve, numrin e fitoreve. /InLajmi/