Kandidati për President nga AAK-ja, Ramush Haradinaj, ka bërë homazhe në kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz, përcjell InLajmi.
Haradinaj e ka konsideruar Prekazin si “tempull të lirisë”, duke shtuar se vendi yn i ka borxh t’a jetësojë betimin e dhënë për dëshmorët.
Postimi i plotë i tij:
Në tempullin e lirisë, në Prekaz, sot nderova heronjtë e familjes së madhe Jashari.
Idealet tona të përbashkëta që na bënë NJË dikur, na lanë trashëgimi dhe amanet që vetëm të
bashkuar jemi të fortë dhe faktor kyç në rajon.
Familje të tilla, rrallë na sjellë koha! Ua kemi borxh t’a jetësojmë betimin e dhënë.
Lavdi e përjetshme të rënëve! /InLajmi/