Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiq ka thënë se kanë të drejtë të zemërohen me Izraelin për shkak të njohjes së pavarësisë së Kosovës, pasi që sipas tij gjithmonë është thënë që Kosova është Jerusalemi i tyre, transmeton InLajmi
Duke folur në emisionin “Prva” në RTV ai tha se lëvizja e Izraelit ndoshta do të kishte pasoja në marrëdhëniet midis Serbisë dhe atij vendi.
“Ne gjithmonë kemi thënë që Kosova është Jerusalemi ynë dhe tani disa nga Jeruzalemi ynë e pranon që është shqiptar, kështu që nuk mund të mos ketë pasoja në marrëdhëniet midis Serbisë dhe Izraelit”, tha kryeparlamentari serb kur u pyet për të komentuar deklaratën e ambasadorit izraelit në Serbi, Jahel Villan, i cili shprehu shpresë se njohja e pavarësisë së Kosovës nuk do të prishte marrëdhëniet e mira midis Serbisë dhe Izraelit.
Sipas Daçiq, kjo njohje nga Izraeli është një tregues tjetër që çdo vend dhe popull në botë sheh interesin e vet, dhe këtu, shton ai, interesi i Izraelit ishte që një “vend” mysliman të hapte një ambasadë në Jerusalem. /InLajmi/