Zëdhënësi i PDK-së, Avni Bytyçi ka thënë se Albin Kurti po mundohet ta imitojë marshin e Vladimir Leninit nëpër komunat e Kosovës, përcjell InLajmi.
Ai ka shtuar Lëvizja Vetëvendosje në hapjen e fushatës duke i vendosur mindilat kuq në stilin e Titos, një paralajmërim se socializmi/komunizmi është duke u kthyer.
Bytyçi shtoi se këto zgjedhje do të ketë një betejë zgjedhore në mes të Demokracisë (liberale) dhe Social Demokracisë.
Postimi i plotë i tij:
Albin Kurti po mundohet të imitoj marshin e Leninit nëpër komuna, me demek populli është mbrapa tij.
Njëjtë veproi Lëvizja Vetëvendosje në hapjen e fushatës duke i vendosur mindilat kuq në stilin e Titos, një paralajmërim se socializmi/komunizmi është duke u kthyer.
Siç duket në këto zgjedhje do të ketë një betejë zgjedhore në mes të Demokracisë (liberale) dhe Social Demokracisë (socializmit/komunizmit).
Populli i Kosovës e ka pasur fatin (e keq) të jetoj në të dyja sistemet. Por vetëm njëri ofron progres e mirëqenie, e këtu qytetarët duhet të zgjedhin, a deshirojnë REPUBLIKË apo një babë!/InLajmi/