Kandidati për deputet nga radhët e VV-së, Arben Vitia ka hapur fushatën zgjedhore nga kjo parti në sheshin e Prishtinës, fushatë kjo ndryshe nga ato që jemi mësuar që t’i shohim më parë, raporton InLajmi.
Sipas kandidatit Vitia kjo fushatë është simbolike për shkakë të pandemisë e cila i kufizon tubimet e mëdha siç ka bërë VV-ja në të kaluarën.
Në këtë fushatë kanë marrur pjesë edhe kandidat të tjerë për deputet të cilët ishin përkrah antarit të VV-së, Vitia.
“Sot edhe zyrtarisht fillon fushata për zgjedhjet e 14 shkurtit. Këtu jemi një pjesë e kandidatëve për deputet nga LVV dhe lista e Vjosës. Kemi vendosur kështu të fillojmë hapjen e fushatës për shkak të pandemisë dhe nuk mund të mbajmë tubime sikurse herëve të tjera”
Ai uruar të gjithë qytetarët për fitoren e LVV-së.
“Fitorja e 14 shkurtit për LVV është e sigurt, dhe deri më 14 shkurt në mënyrë të dinjitetshme secili prej kandidatëve tonë në çdo lagje do të shkojmë të takojmë qytetarët në mënyrë kjo fitore të jetë sa më substanciale dhe sa më bindëse. Ju uroj qysh tani fitoren që e presim më 14 shkurt”/InLajmi/