Lëvizja Vetëvendosje gjatë ditës së sotme ka hapur fushatën në Prishtinë, për zgjedhjet e 14 shkurtit, raporton InLajmi.
Hapja zyrtare e VV-së është bërë në sheshin e Prishtinës, ku të pranishëm ishin zyrtarë të partisë dhe disa nga kandidatët për deputetë.
Arben Vitia njëri na kandidatët për deputet nga dega e Prishtinës, ka thënë se fitorja VV-së do të jetë e sigurt.
“Fitorja e Vetëvendosjes me 14 shkurt është e sigurt deri atëherë secili nga kandidatët tonë do të takojë qytetarët, ashtu siç i kemi takuar edhe para fushatës që kjo fitore të jetë bindëse”,tha ai. /InLajmi/