Nisma Socialdemokrate gjatë së mërkurës ka bërë hapjen zyrtare të fushatës zgjedhore.
Në një tubim bashkë me zyrtarë partiakë, ky subjekt prezantoi edhe disa nga pikat kryesore të planprogramit të tyre që e përqendruan në pandemi, ekonomi por i përmendën edhe veteranët e luftës, njofton Klan Kosova.
Këtu u tha se këta do të punojnë për kthimin e dinjitetit të vendit, ndërkaq që patën kritika edhe për premtimet e kundërshtarëve.